Besoj që jam gjëja më e mrekullueshme që…

by admin
Spread the love

Dea Mishel është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo është pjesë e rubrikës “Trotuar”, në emisionin “E Diell” në Top Channel, e herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve me deklaratat që bën.

E kështu ka ndodhur edhe në puntatën e kësaj të diele, ku në këtë rubrikë u diskutua rreth temës: Çfarë janë “Love Bombing” dhe “Infla-Dating?”.  Ndërsa mori fjalën, Dea Mishel rrëfeu se ajo është viktimë e këtij fenomeni, ndërsa deklaroi se nëse një djalë do t’i thonte që ajo është gjëja më e mrekullueshme që i ka ndodhur, Dea do t’ia pohonte.

Jam viktimë e këtij fenomeni. E di që është gabim, por unë besoj me sy mbyllur te ‘Love Bombing’. Nëse një djalë më thotë që në takimin e parë ‘Të dua’ dhe ‘Je gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur’, unë them: Po, ke të drejtë. Jam e sigurt që jam vërtetë gjëja më e mrekullueshme që të ka ndodhur dhe e besoj” – u shpreh Dea Mishel në studion e programit “E diell” në Top Channel.

Kujtojmë që Dea Mishel u bë pak kohë më parë kryeqendra e një polemike pas një video të publikuar në rrjete sociale, ku ajo tallej me fëmijët jetimë. Kjo shaka u dënua ashpër nga ndjekësit, teksa vetë Dea u detyrua që më vonë të kërkonte edhe falje publikisht.

You may also like