Besoj në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se beson në pafajësinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por për shkak të pozicionit që mban si ministre e Drejtësisë, nuk mund të ndërhyjë në aktakuzat ndaj tyre.

“Unë besoj se ata janë të pafajshëm dhe se aktakuzat ndaj tyre nuk qëndrojnë”, ka deklaruar Haxhiu në RTV Dukagjini.

Haxhiu, duke e konsideruar vetën si kundërshtarja më e madhe e krijimit të Gjykatës Speciale, ka thënë se partia e saj e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, por në këtë gjykatë Lëvizja Vetëvendosje e kishte humbur rastin.

Haxhiu deklaroi se nuk duhet të akuzohen qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, por ata që e kanë votuar këtë gjykatë.

“Në atë kohë as argumentet politike dhe ato juridike nuk kryenin punë se ishin të interesuar që ta shtynin para këtë projekt”.

 

You may also like