Besmira Ejupi, konsull i përgjithshëm i RMV-së në Nju Jork

by admin
Spread the love




Mësohet se Besmira Ejupi, tani e tutje do të jetë në krye të Konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Portali Zoom.mk, duke cituar burime brenda Qeverisë së Maqedonisë Veriut, mëson se Besmira Ejupi, gazetare, është emëruar nga Ministria e Jashtme në këtë post.

Siç raporton ky portal, mbrëmë Qeveria në një mbledhje të mbyllur, me propozim të Ministrisë së Jashtme, e ka konfirmuar propozimin që Besmira Ejupi të dërgohet për konsull të përgjithshëm në Nju Jork.

Pritet që në konsultime me kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski, zyrtarisht të kërkohet agremani nga vendi nikoqir për konsullin e ri.


You may also like