Besa kundër Pobedës, Arsimi sfidon Bellasicën, Teteksi me Bashkimin – Shqip

by admin
Spread the love

E shtuna është e rezervuar për ndeshjet e javës së 15-të dhe të fundit të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbolklit vendor.

Gjithësesi  se  ndeshje e veçantë do të zhvillohet në në stadiumin e Vrapçishtit  aty  ku do të  përballen  lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit me  Pobedën e Prilepit. E veçuam këtë takim pasi për ekipin  Besa është e veçantë kur dihet se si anëtare e Ligës së dytë përherë të parë arrinë që të shpallen kampion vjeshtor “ Gjithësesi se suksesi nuk do të anashkalohet por përkunbdarzi shënohet  me  një festë të përbashkët me publikun. Prandaj ftojmë trifozët që të jenë në numër sa më të madh pë të festuar bashkërisht këtë sukses të madh” deklaroi koordinatori  Amir Veliu

Kujtomë se Besa  në 14  xhirot e  zhvilluara ka grumbulluart 37 pikë me  12 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

 Arsimi në  cilësinë e vendasit në stadiumin e Reçicës së Madhe është  nikoqire e Bellasicës  ku pret të vazhdon rrugëtimin e sukseseve për të siguruar  një pozitë  të sigurtë në pjesën e epërme të tabelës . Teteksi në Tetovë përballet me Bashki9min e Kumanovës. Të dy  skuadrat luftojnë mesin e tabelës që në sezonin pranverore të kenë mԯ të sigurtë ekzistencën, Në Gjevgjeli , Kozhufi  takohet me Ohrin, Skopja  në Autokomandë pret Novacin, Pelisteri  përballet me Osogopvën , Vardari i Negotinës takohet me  Kamenica Sasa, ndërsaa Karaormani do ta  sfidon  Detonit Pllaçkovica që aktualisht mbanë pozitën e dytë  në tabelë. Të gjitha ndeshjet e javës së 15-të zhvillohen të shtunën me fillim në ora 13:00. Takohen:

Arsimi – Belasica,

Besa 1976 – Pobeda

FK Skopje – Novaci

Karaormani –  Detonit Plačkovica

Kozhuf Gevgelija – Ohri

Pelisteri – Osogovo

Teteksi – Bashkimi

Vardari Negotinë – Kamenica Sasa

You may also like