Bernardeschi ndjek Dybala, pse nuk po arrihet marrëveshja e rinovimit

by admin
Spread the love

Dybala është i pari, i radhës që pritet të mbyllë bashkëpunimin me Juventusin është mesfushori Federico Bernardeschi që është blerë nga Fiorentina për 40 milionë euro verën e vitit 2017.

Bisedimet për rinovimin e kontratës nuk po shkojnë si duhet. Drejtuesit e bardhezinjve ofrojnë kontratë 3-vjeçare për italianin, i cili tashmë është 28 vjeç.

Bernardeschi kërkon marrëveshje për 4 vite, ndërkohë që ka mosmarrëveshje edhe për çështjen e pagës.

Mesfushori kërkon 4.2 milionë euro në sezon, pagën aktuale që merr, kurse Juventusi ofron vetëm 3 milionë euro. Sikurse kuptohet, rinovimi duket i vështirë. / oversport.tv

You may also like