Bernardeschi bind Allegrin, drejtuesit dhe agjenti do të takohen për rinovimin  

by admin
Spread the love

Në ndeshjet e fundit duket se ka rilindur. Federico Bernardeschi duket se po e shpaguan të gjithë besimin që i ka dhënë tekniku Allegri. Kështu, Juventusi ka menduar t’i ofrojë atij edhe rinovimin e kontratës.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Allegri i ka komunikuar drejtuesve të Juventusit se dëshiron ta ketë në ekip lojtarin edhe për vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, edhe Bernardeschi ndihet mirë në Torino dhe një rinovim do ta nënshkruante me dëshirë të plotë.

Për rrjedhojë, prestigjiozja italiane raporton se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” dhe agjentët e lojtarit italian do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar mbi kontratën e re. Aktualisht Bernardeschi përfiton rreth 4 milionë euro te Juventusi.

Po e njëjta shifër pritet t’i ofrohet nga bardhezinjtë, por me ndryshime të vogla. Ai do të ketë bonuse të shtuara, me të cilat mund të përfitojë më shumë nëse arrihen. /oversport.tv

You may also like