Berlini i jep OK: Gjermania të ulë cmimin e gazit dhe të energjisë!

by admin
Spread the love

Ekzekutivi gjerman i dha dritën jeshile uljes së planifikuar të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike permes nje procedure të përshpejtuar, si pjesë e përpjekjeve për të zbutur rritjen galopante te faturave të energjisë për familjet dhe bizneset.

Një zëdhënës i ekzekutivit gjerman ishte shprehur më herët i bindur se kjo masë do të marrë OK-in e të dyja dhomave të parlamentit në fillim të dhjetorit. Sipas Reuters, kancelari Olaf Scholz e pohoi një gjë të tillë gjatë vizitës së kryeministres franceze Elizabeth Borne në kryeqytetin gjerman, kur të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e përkushtimit ndaj solidaritetit energjetik.

“Ne duhet të shkojmë më tej dhe të kufizojmë rritjen e çmimeve të gazit dhe të zbatojmë një reformë strukturore të tregut të energjisë elektrike në mënyrë që t’u mundësojmë konsumatorëve të paguajnë përgjithmonë çmime që janë në përputhje me kostot e prodhimit,” tha Borne.

Gjermania dhe Franca, nënshkruan deklaratën e përbashkët për forcimin e solidaritetit energjetik me nje mesazh të qartë për të gjithë. Dy vendet po intensifikojnë bashkëpunimin në sektorin e energjisë me solidaritet dhe fqinjësi të mirë. Ne tashmë po furnizojmë me energji elektrike fqinjët tanë, përfshirë Francën.

Me këtë marrëveshje të përbashkët, ne theksuam solidaritetin tonë energjetik: miqtë mbështesin njëri-tjetrin në kohë krize. Gjermania dhe Franca tregojnë se çfarë është solidariteti europian”, u shpreh Scholz.


Top Channel

You may also like