BERLIN – Von der Leyen kërkon mandatin e dytë si presidente e KE-së

by admin
Spread the love

BERLIN, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po kërkon një mandat të dytë, u tha ajo anëtarëve të partisë së saj konservatore në Gjermani.

Ajo u bë gruaja e parë që drejtoi ekzekutivin e Bashkimit Evropian kur u zgjodh në këtë pozicion në vitin 2019, një punë që e vendos atë në krye të rreth 32 000 stafit të BE-së, si dhe një pjesë të madhe të agjendës politike të bllokut.

Von der Leyen, 65 vjeçe, u tha kolegëve gjermanë nga partia e saj e Bashkimit Kristia-demokrat (CDU) se ajo mezi priste të fillonte fushatën e përbashkët përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor.

Si presidente e Komisionit Evropian, ajo shpesh përfaqëson bllokun në pothuajse të gjitha samitet kryesore ndërkombëtare si G7 dhe G20.

Para se të bëhej presidente e Komisionit Evropian, Von der Leyen mbajti një sërë postesh ministrore nën ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, duke përfshirë familjen, punën dhe mbrojtjen./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like