BERLIN – Stoltenberg: Rusia po planifikon ofensiva të reja, t’i sigurojmë Ukrainës armë të rënda

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 24 janar /ATSH-AA/ – Rusia po planifikon ofensiva të reja, ne duhet t’i sigurojmë Ukrainës armë të rënda, deklaroi nga Berlini shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

”Ukraina ka nevojë për tanke luftarake për të zmbrapsur sulmet e Rusisë dhe për të çliruar territorin e saj”, shtoi ai.

Stoltenberg mirëpriti njoftimet e fundit nga aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Kanadanë, Danimarkën, Holandën dhe Suedinë në lidhje me mbrojtjen ajrore, mjetet luftarake të këmbësorisë dhe mjetet e blinduara.

Ai gjithashtu përshëndeti faktin që Britania e Madhe, Franca dhe Polonia janë të gatshme të furnizojnë tanke dhe tanke të lehta dhe u bëri thirrje aleatëve dhe partnerëve të ndjekin drejtimin e tyre./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like