BERLIN – Stoltenberg: NATO të përgatitet për një konfrontim 10-vjeçar me Moskën

by admin
Spread the love

BERLIN, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Aleanca Atlantike duhet të përgatitet për mundësinë e një konfrontimi 10-vjeçar me Rusinë dhe për këtë arsye të zgjerojë më shpejt industrinë e mbrojtjes së vendeve anëtare të saj, duke lëvizur nga ritmi i ngadaltë i kohës së paqes me ritme të prodhimit të shpejtë të konfliktit.

“NATO nuk dëshiron një luftë me Rusinë”, tha Stoltenberg në një intervistë me ”Welt am Sonntag”.

”Por, ne duhet të përgatitemi për një konfrontim që mund të zgjasë me dekada”, paralajmëroi ai në një deklaratë për edicionin e së dielës të gazetës gjermane ”Die Welt”.

”Nëse presidenti rus Vladimir Putin fiton në Ukrainë, nuk ka asnjë garanci që agresioni rus nuk do të përhapet në vendet e tjera”, argumentoi ekonomisti dhe politikani norvegjez siç raportohet nga faqja e gazetës gjermane.

”Mbrojtja më e mirë tani është të mbështesë Ukrainën dhe të investojë në aftësitë ushtarake të NATO-s sepse parandalimi funksionon vetëm nëse është i besueshëm”, tha ai.

“Ne duhet të rindërtojmë dhe zgjerojmë bazën tonë industriale më shpejt, në mënyrë që të mund të rrisim furnizimet në Ukrainë dhe të rimbushim rezervat tona. Kjo do të thotë kalim nga prodhimi i ngadaltë në kohë paqeje në prodhim të shpejtë, siç është e nevojshme në kohë konflikti”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like