BERLIN – Steinmeier pret në një takim Erdogan

by admin
Spread the love

BERLIN, 17 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u prit sot në një takim nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në rezidencën e tij zyrtare “Bellevue Palace”, Berlin.

Steinmeier dhe Erdogan u përshëndetën me njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh, pas së cilës presidenti turk nënshkroi librin e të ftuarve të pallatit.

Vizita e parë e Erdoganit në Gjermani pas tre vjetësh është planifikuar të jetë shumë e shkurtër.

Erdogan ka planifikuar të kthehet në Turqi sot në mbrëmje pas darkës me kancelarin Olaf Scholz.

Erdogan dhe Scholz pritet t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi.

Vizita e liderit turk u prit me protesta në Berlin, ndërsa u vendosën rreth 2 800 oficerë policie për sigurinë në vend. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like