BERLIN – Scholz premton më shumë mbështetje për Ukrainën

by admin
Spread the love

BERLIN, 30 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz premtoi më shumë mbështetje për Ukrainën në një telefonatë me presidentin, Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit tha se të dy liderët folën për situatën në Ukrainë, ku sulmet ajrore ruse kanë shënjestruar infrastrukturën civile, ujin dhe energjinë elektrike.

“Kancelari dënoi bombardimet e vazhdueshme dhe siguroi Ukrainën për mbështetje të mëtejshme afatshkurtër”, theksoi zëdhënësi.

”Qeveria gjermane deri më tani ka ofruar ndihmë financiare afatshkurtër për riparimin e infrastrukturës energjetike që arrin në rreth 56 milionë euro (57,8 milionë dollarë)”, tha Hebestreit.

Gjermania gjithashtu furnizoi Ukrainën me më shumë se 350 gjeneratorë.

“Kancelari përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Ukrainën edhe në fushën e mbrojtjes ajrore dhe rindërtimit afatgjatë”, shtoi zëdhënësi.

Zelensky raportoi në Twitter se u diskutua edhe zbatimi i një nisme për furnizimin me grurë ukrainas për vendet e varfra, së bashku me të ashtuquajturën “formula ukrainase e paqes”, e cila përfshin një tërheqje të plotë të trupave ruse nga territori ukrainas brenda kufijve të vitit 1991./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like