BERLIN – Scholz në vizitë treditore në Kinë

by admin
Spread the love

BERLIN, 14 prill /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz do te zhvillojë një vizitë treditore në Kinë, në metropolin e Chongqing, ku jetojnë rreth 32 milionë banorë.

Scholz ka planifikuar të vizitojë një fabrikë të prodhimit të hidrogjenit të Bosch dhe të bisedojë me studentët rreth planifikimit urban.

Programi i Scholz përfshin gjithashtu një takim me sekretarin rajonal të Partisë Komuniste, Yuan Jiajun, dhe një udhëtim me varkë në Yangtze.

Të hënën, vizita e tij pritet të vazhdojë në qendrën ekonomike dhe financiare të Shangait dhe të martën në Pekin për bisedime politike me presidentin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang.

Kancelari gjerman shoqërohet nga dhjetëra drejtues të lartë. Mes tyre janë shefat ekzekutivë të prodhuesve të makinave Mercedes-Benz dhe BMW si dhe kompania kimike BASF.

Volkswagen, prodhuesi më i madh i makinave në Evropë, nuk do të marrë pjesë këtë herë.

Në Pekin, Scholz pritet të mbështetet edhe nga ministri i Bujqësisë Cem Özdemir, ministri i Transportit Volker Wissing dhe ministrja e Mjedisit Steffi Lemke.

Ky është udhëtimi i dytë i Scholz në Kinë që nga marrja e detyrës në dhjetor 2021.

Vizita e tij inauguruese në nëntor 2022 ishte vetëm një udhëtim njëditor për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like