BERLIN – Morawiecki i drejtohet Bundestagut: Jepini tanke Ukrainës!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 16 janar /ATSH-DPA/ – Kërkojmë veprime konkrete nga qeveria gjermane. Ti dorëzohet Ukrainës çdo lloj armatimi, deklaroi kryeministri polak Mateusz Morawiecki në një fjalim në parlamentin gjerman me rastin e ceremonisë për 50 vitet në Bundestag të ish-ministrit të Financave Wolfgang Schaueble.

”Beteja për lirinë dhe për të ardhmen tonë është ndezur ndërsa flasim. Tanket nuk duhet të lihen në depo, por të vendosen në duart e atyre që luftojnë agresionin rus”, shtoi Morawiecki.

Morawiecki kritikoi në mënyrë implicite kancelarin gjerman Olaf Scholz për hezitimin e tij për të furnizuar Kievin me armë më të rënda.

Në një postim në Twitter të postuar në llogarinë e Kancelarisë së Varshavës, Morawiecki tha më tej: “Disfata e Ukrainës mund të bëhet një prelud i Luftës së Tretë Botërore, kështu që sot nuk ka asnjë arsye për të bllokuar mbështetjen për Kievin dhe për të shtyrë gjërat deri në pafundësi”.

”Kërkoj nga qeveria gjermane të veprojë me vendosmëri duke i furnizuar Ukrainës të gjitha llojet e armatimeve”, shtoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like