BERLIN – Ministri i Drejtësisë, Buschmann i ofron Kievit ndihmë për hyrjen e Ukrainës në BE

by admin
Spread the love

KIEV, 4 nëntor /ATSH-DPA/-Ministri gjerman i Drejtësisë Marco Buschmann i ofroi homologut të tij ukrainas Deniys Maljuska ndihmë për hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi sot në Kiev.

Buschmann tha se Gjermania do të mbështeste Ukrainën në përmbushjen e standardeve të ligjit të së drejtës, në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian.

Me ekspertizën e tij, politikani gjerman tha se vendi i tij mund të ndihmojë Kievin në zbatimin e reformave të nevojshme dhe luftën kundër korrupsionit, i cili vazhdon të jetë një problem për Ukrainën, edhe në kohë lufte.

Më herët, Gjermania njoftoi fondin prej 7 milionë eurosh (6.9 milionë dollarë) të destinuara për blerjen e jelekëve mbrojtës për ushtrinë ukrainase ishin përvetësuar.

Kjo ishte vizita e parë e ministrit gjerman, Buschmann në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

“Ne qëndrojmë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen”, tha politikani pas mbërritjes në stacionin kryesor hekurudhor të Kievit.

Para takimeve me përfaqësuesit e qeverisë, Buschmann u njoh me dëmet e shkaktuara nga lufta në kryeqytet.

Gjithashtu, Buschmann u takua me kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, përpara se të largohej me ngut për shkak të alarmeve të sulmeve ajrore.

Një fokus tjetër i bisedës mes dy ministrave ishte edhe hetimi i krimeve të luftës nga autoritetet ndërkombëtare.

Buschmann theksoi se hetimet për krimet e luftës ruse të kryera që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës ishin të një rëndësie të madhe, duke thënë se lufta e Ukrainës ishte gjithashtu lufta e Gjermanisë.

Gjyqësori gjerman ka përvojë në ndjekjen penale të krimeve të luftës të kryera jashtë vendit.

Policia gjermane ka marrë tashmë disa qindra dëshmi nga refugjatët ukrainas për krimet e luftës të kryera nga ushtria ruse.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like