BERLIN – Habeck: Çmimet e gazit nuk do të bien para fundit të vitit 2023-shit

by admin
Spread the love

BERLIN, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Konsumatorët gjermanë do të duhet të durojnë çmimet e larta të gazit për të paktën një vit, pasi kostot u rritën në qiell për shkak të shkurtimeve të furnizimit rus, deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck.

“Ne do të duhet të durojmë çmime më të larta vitin e ardhshëm. Mbetemi me shpresën se çmimet do të bien përsëri deri në fund të vitit 2023, kur pritej të përfundonte infrastruktura e nevojshme për të zëvendësuar furnizimet me gaz rus’’, theksoi ministri.

‘’Megjithatë, nuk presim që çmimet të binin nën nivelet e vitit 2021’’, theksoi Habeck.

Gjatë luftës ruse kundër Ukrainës, furnizimet me gaz nga Rusia që para luftës përbënin 55% të konsumit gjerman, u ndërprenë plotësisht.

Kjo ka çuar në një shtysë të madhe nga qeveria gjermane për të mbushur vendet e depozitimit të gazit të vendit nga furnizues të tjerë përpara dimrit.

Berlini ka bërë gjithashtu përpjekje të forta për të diversifikuar furnizimet e tij me gaz pas një bllokimi ndaj importeve ruse dhe shpërthimeve ende të pashpjegueshme në tubacionet kryesore të gazit në Detin Baltik që transportojnë gaz në Evropë.

Qeveria vendosi gjithashtu kufizime të përkohshme në çmimin e gazit natyror, ngrohjes dhe energjisë elektrike për të lehtësuar konsumatorët dhe industrinë nga rritja e shpejtë e kostove të energjisë./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like