BERLIN – Gjermania pezullon financimin e saj për UNRWA

by admin
Spread the love



BERLIN, 28 janar /ATSH-ANSA/ – Gjermania njoftoi në mbrëmje pezullimin e financimit të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) derisa të zgjidhet çështja e përfshirjes së mundshme të disa punonjësve të saj në sulmin e 7 tetorit.

Derisa kjo të sqarohet, Gjermania, në marrëveshje me vendet e tjera donatore, nuk do të japë përkohësisht miratimin e saj për burime të reja për UNRWA në Gaza”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit.

“Për momentin jemi në pritje të informacioneve të reja”, deklaroi Berlini zyrtar. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakZgjidhet sot kryeministër i RMV-së, Xhaferi: Ndodh në kohën e duhur, dikur ishte tabu


You may also like