BERLIN – Gjermania kritikon thirrjen e Macron për të qëndruar jashtë konfliktit kino-tajvanez

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 11 prill /ATSH-DPA/ – Ligjvënësi gjerman, Norbert Rottgen ka kritikuar ashpër deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha se Evropa nuk duhet të përfshihet në konfliktin e Kinës me Tajvanin.

Rottgen, një specialist i çështjeve të jashtme në Partinë Kristian-demokrate (CDU) të opozitës gjermane, tha se Macron po izolohej.

“Macron po izolohet në Evropë, po dobëson Bashkimin Evropian dhe po kundërshton atë që tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Pekin”, tha Rottgen.

Deklarata e tij erdhi disa ditë pasi Macron dhe Von der Leyen u kthyen nga një vizitë shtetërore triditore në Kinë.

Tensionet po rriten në ngushticën e Tajvanit pas një takimi të presidentit të Tajvanit me një ligjvënës amerikan në Kaliforni, ndërsa Pekini kërkon të izolojë Tajvanin ndërkombëtarisht.

“Gjëja më e keqe do të ishte të mendosh se ne evropianët duhet të bëhemi ndjekës të kësaj çështjeje, dhe të marrim udhëzime nga axhenda e SHBA-së apo reagimi i tepruar kinez”, tha Macron për gazetën franceze “Les Echos”.

“Europa duhet të shmangë rënien në grackën e një krize të jashtme”, tha Macron.

“Evropa u përball me kërcënimin për t’u bërë një shërbyes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, ndërsa në vend të kësaj mund të jetë një pol i tretë”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like