BERLIN – Gjermania i ofron Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë 1,1 miliardë euro

by admin
Spread the love

BERLIN, 16 shkurt /ATSH-DPA/- Gjermania ka nënshkruar një pakt afatgjatë sigurie me Ukrainën dhe ka premtuar armë shtesë me vlerë rreth 1,1 miliardë euro (1,2 miliardë dollarë) për mbrojtjen e saj kundër Rusisë.

“Paketa e armëve përfshin municione artilerie, dy sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe raketa “Iris-T”, tha sot kancelari gjerman, Olaf Scholz pas një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Berlin.

Ndihma ushtarake është një tregues i qartë i mbështetjes së Berlinit, ndërsa Kievi përgatitet për vitin e tretë të luftës me Rusinë.

“Ky është një hap historik. Marrëveshja siguron Ukrainën për mbështetjen e Gjermanisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. E rëndësishme është që presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka arritur asnjë nga synimet e tij”, tha Scholz.

“Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Ukrainës kanë arritur një cilësi krejtësisht të re, në dy vitet e fundit që nga pushtimi rus”, theksoi ai.

Marrëveshja e sigurisë erdhi pas vendimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s në samitin e tyre në Vilnius, Lituani korrikun e kaluar.

Gjatë samitit liderët ranë dakord që shtetet anëtare individuale të lidhnin marrëveshje dypalëshe për të garantuar sigurinë afatgjatë të Ukrainës. Britania e Madhe e nisi procesin duke arritur një marrëveshje me Kievin në janar.

Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të financuar armë dhe pajisje ushtarake të nevojshme për të luftuar pushtimin e Rusisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like