BERLIN – G7 dënon shtypjen e protestave në Iran

by admin
Spread the love

ROMË, 4 nëntor /ATSH-ANSA/-G7 shpreh mbështetje për aspiratën themelore të popullit iranian për një të ardhme në të cilën siguria njerëzore dhe të drejtat e tyre universale të njeriut respektohen dhe mbrohen.

Grupi i Shtatë demokracive të industrializuara, dënon vdekjen e dhunshme dhe brutale të gruas iraniane, Mahsa Amini, e njohur gjithashtu si Jina Amini, dhe përdorimi joproporcional i forcës kundër demonstruesve paqësorë dhe fëmijëve.

“Shprehim dënimin për aktivitetet e vazhdueshme destabilizuese të Iranit në dhe rreth Lindjes së Mesme, duke përfshirë aktivitetet me raketa balistike, si dhe mjete të tjera ajrore pa pilot, dhe transferimin e armëve të tilla të avancuara te aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë”, deklaroi G7.

G7 gjithashtu rikonfirmon vendosmërinë e qartë se Irani nuk duhet të prodhojë kurrë armë bërthamore. G7 do të vazhdojë të punojë së bashku, dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, për të adresuar përshkallëzimin bërthamor të Iranit dhe bashkëpunimin e pamjaftueshëm me IAEA në marrëveshjen e tij mbrojtëse të Traktatit të Mospërhapjes.

“Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për zgjerimin e pamëshirshëm të programit bërthamor iranian, i cili nuk ka asnjë justifikim të besueshëm civil”, sipas deklaratës së G7. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like