BERLIN – Eksportet gjermane drejt Rusisë në pikiatë

by admin
Spread the love

BERLIN, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Sipas të dhënave të fundit, eksportet gjermane drejt Rusisë vijojnë trendin rënës.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, vlera e eksporteve në Rusi në korrik ra me 56% në 1 miliard euro (1 miliard dollarë), njoftoi Zyra Federale e Statistikave.

Që kur sulmi rus ndaj Ukrainës filloi në shkurt, Federata Ruse ka shkuar nga tregu i pestë më i rëndësishëm i eksportit të Gjermanisë në të 12-tën.

Eksportet drejt vendeve jashtë BE-së, të rregulluara për efektet kalendarike dhe sezonale, u rritën në korrik me 9.4% me bazë vjetore.

Nga qershori në korrik, megjithatë, të dhënat tregojnë një rënie të vlerës së eksporteve prej 7.6%.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakTregu valutor i qëndrueshëm, BSH blen 8.4 milionë euro

You may also like