BERLIN – Baerbock: Gjermania dhe Izraeli të shqetësuara për “përshkallëzimin bërthamor” të Iranit

by admin
Spread the love

BERLIN, 28 shkurt /ATSH-AA/ – Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se vendi i saj dhe Izraeli ndajnë shqetësimin për “përshkallëzimin e vazhdueshëm bërthamor” të Iranit.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me homologun e tij izraelit, Eli Cohen, shefja e diplomacisë gjermane akuzoi Iranin se kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

“Ne së bashku ndajmë shqetësimin për përshkallëzimin e vazhdueshëm bërthamor të Iranit dhe raportet e fundit se Irani ka prodhuar uranium të pasuar (në nivel) të lartë. Nuk ka asnjë justifikim të besueshëm civil për një nivel kaq të lartë pasurimi. Irani nuk duhet sigurojë një bombë bërthamore. Ky është qëndrimi ynë i përbashkët dhe ky është objektivi i përpjekjeve tona diplomatike”, tha Baerbock.

Javën e kaluar, rrjeti televiziv ‘Bloomberg’ raportoi se inspektorët ndërkombëtarë zbuluan grimca uraniumi të pasuruara deri në 84 për qind në objektet bërthamore të Iranit, pak më pak se nivelet e gradës së armëve.

Baerbock kujtoi përgjegjësinë historike të Gjermanisë për sigurinë e Izraelit për shkak të krimeve naziste të kryera kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKomisioneri Publik ankimon në KPA vendimin e KPK për prokuroren Mariola Mërtiri

You may also like