Berisha vijon me ‘refrenin’ dhe bën thirrje për protesta: Ju ftoj në një lëvizje të fuqishme kundër këtij regjimi

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Berisha ftoi nga foltorja e parlamentit biznesin e mesëm dhe të vogël që t’i bashkohet protestave të fuqishme që priten të organizohen nga opozita për largimin e qeverisë.

Berisha tha në fjalën e tij se 4-fishimi i çmimit të energjisë ka goditur rëndë biznesin e mesëm duke e detyruar të falimentojë dhe të largohet nga vendi.

Gjithashtu ai ftoi që t’i bashkohen protestës edhe profesionet e lira të cilat janë goditur nga politikat ekonomike të qeverisë.

“Nuk mund të harxhoj kohë më shumë me dokrrat që ti fole këtu. Biznesi i vogël është në agoni të vërtet, biznesi i mesëm është në arrati. Taksa 4-fishimi i enrgjisë përbën faktorin shkatërrimtar për këtë biznes. Ndaj e ftoj këtë biznes në një lëvizje të fuqishme kundër këtij regjimi dhe në përmbysjen e tij. Ftoj profesionet e lira të bashkohemi në protestën e fuqishme e cila do ta bëjë këtë të harrojë ato që ka thënë. E përmendi dje vetingun sot harroi që e ka thënë. Provoje po deshe vetingun”, tha Berisha.

You may also like