Berisha tregon përplasjet me Fatos Nanon: Ja çfarë i thashë që e bëri të tmerrohej

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me demokratët në Kurbin ka folur edhe për përplasjet me Fatos Nanon.

Deklarata e Berishës:

“E dëgjuat që tha e mbështeti DASH Edi Rama dhe rrëmbimin e votave për shkak të Sali Berishës. Por duhet të kesh kofiçent inteligjence mjeran të bësh një deklaratë të tillë. Vendi i lirisë të bëjë atë deklaratë. Ne do t’i tregojmë vendin Edi Ramës. Votat e vjedhura do ja nxjerri nga hundët.

Është pikërisht ajo kohë kur i them Fatos Nanos se me një grup djemsh të Kurbinit dhe të Mamurrasit ta tregoja vendin. Po pse? Ata në fakt u tmerruan. Ne nuk kishim në mendje armë por ishim një opozitë e fortë dhe diktonim jetën politike të vendit. Kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe nuk kam dyshim. Së dyti ne do bëjmë gjithçka që të bashkohemi por Basha nuk e kontrollon dot veten e tij sepse është marrë peng me dosjen. Ndaj dhe ne do ecim para. Ky është revolucion nuk ndalohet, ta ketë të qartë kushdo që e mendon ndryshe”, tha Berisha.

You may also like