Berisha “thërret” Kuvendin e Partisë Demokratike: Frrok Çupi zbulon se çfarë do të ndodhë në 11 dhjetor

by admin
Spread the love

Nga 11 dhjetori, analisti Frrok Çupi shprehet se ka “0” pritshmëri dhe se nuk do jetë gjë tjetër vetëm se një Kuvend Kombëtar paralel me organin zyrtarë të partisë. Nga një prej ‘Foltoreve’, analisti thotë se është deklaruar se janë mbledhur më shumë firma nga sa e kërkon statuti, mirëpo ai hedh dyshime mbi vërtetësinë e tyre.

“11 dhjetori do jetë një fals, do mbledh një Kuvend jashtë PD-së, nëse zgjidhet kryetar i asaj mbetjeje të partisë, hallall, nëse jo është tjetër gjë, këta kandidatë do të kenë kandidatë të PD-së, ne nuk dimë nëse këto që thërrasin do mbajnë Kuvendin, do jenë delegatë të PD-së. Nuk i dimë sa firma janë, nuk janë noterizuar, nuk kanë karta identiteti, nuk kanë emra, është një punë si e bën Sali Berisha”, tha Çupi për Report Tv.

You may also like