Berisha tha se ishte ankuar te Biden për Yuri Kim, Bardhi reagon me ironi

by admin
Spread the love

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Twitter’, ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha që bëri në Fier se i është ankuar presidentit Amerikan Joe Biden, se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po ndërhyn në procese gjyqësore.

Bardhi reagon me nota ironike teksa e pyet se si e ka bërë këtë “ankesë”, nisur nga fakti që ai është ‘Non Grata’ në SHBA.

Ky reagim vjen pas deklaratës së ish-kryeministrit se Yuri Kim po ndërhyn në procese gjyqësore në Shqipëri, referuar çështjes në Apel të statutit të PD-së dhe se për këtë i ka kërkuar publikisht SHBA-së dhe vetë presidentit amerikan Joe Biden që ta ndalte.

Në PD situata paraqitet e tensionuar, ku palët me zgjedhjet për kreun e partisë kanë ashpërsuar tonet mes njëri-tjetrin.

You may also like