Berisha: Synojmë një rezultat pozitiv ndaj Italisë, nëse nuk gjej hapësira mund të largohem nga Torino

by admin
Spread the love

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore kundër Italisë.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sidomos pas rezultateve të arritura në edicionin e fundit të Nations League. Duam që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë në këtë ndeshje. Shpresojmë që të bëjmë mirë dhe të marrim një rezultat të mirë. Duke njohur Italinë e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne i kemi cilësitë e duhura për tu përballur denjësisht me Italinë.

I kemi analizuar gabimet që kemi bërë në ndeshjet e fundit dhe shpresojmë që të mos i përsërisim. Mentaliteti jonë ballkanik na penalizon kur luajmë me skuadra nën nivelin tonë. Ndërsa kur luajmë përballë kundërshtarëve më të fortë, futemi në lojë me mentalitetin e duhur. Kemi mësuar nga këto gabime dhe nesër do të zhvillojmë një ndeshje perfektë.

Nuk kam frikë ndonjë lojtar në veçanti, por kam shumë respekt për të gjithë lojtarët. Italia ka një grup të mirë dhe e tregoi këtë duke fituar Europianin. Për ne është e rëndësishme që të marrim një rezultat pozitiv.

Të rinjtë në kombëtare? Nuk i njoh të gjithë, i kam parë vetëm në stërvitjen e fundit. por jam i sigurtë që janë lojtarë me cilësi. Trajneri ka bërë mirë që i ka grumbulluar pasi i ka parë nga afër.

Situata te Torino? Në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar kisha mundësinë të luaja dhe besoj se dhashë maksimumin për të ndihmuar skuadrën. Mendoj që kam bërë mirë në ato ndeshje, ndihesha mirë dhe prisja që të luaja më shumë, por kjo gjë nuk ndodhi. Do të jap gjithmonë maksimumin, por nëse nuk do të gjej hapësira, do të shoh mundësinë për të gjetur një ekip tjetër”, ka thënë Berisha. / Oversport.tv

You may also like