Berisha: Rama është më i afërt me Vuçiç sesa me Kurtin

by admin
Spread the love

Drama për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ende vazhdon. Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon takime elektorale, në këtë rast në Kukës. ai është shprehur se asnjë parti opozitare në Europë nuk ka përjetuar atë që po përjeton PD-ja që nga shtetori deri më sot.

Në fjalën e tij Berisha ka hedhur akuza duke thënë se Kryeministri Rama ka bërë të pamundurën për të pasur një opozitë të rreme në vendin tonë. Teksa është ndalur dhe te marrëdhënia e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç, duke thënë se kreu i qeverisë nuk I kursen fjalët e mira për presidentin serb e nxjerrë keq Albin Kurtin.

Sali Berisha: Ku jemi sot ne, a nuk kemi sot një qeveri që është më e afërt me të Beogradit sesa me të Kosovës, a nuk kemi ne një qeveri e cila në mënyrën më të paimagjinueshme i bën tualet Aleksandër Vuçiç. Edi Rama nuk kursen fjalë të mirë pa thënë për Vuçiç për të nxjerrë të keq Albin Kurtin dhe udhëheqjen politike në Kosovë.

You may also like