Berisha për rritjen e çmimeve: Preken të varfrit më shumë, bordet si “shushunja”

by admin
Spread the love

Çmimet e produkteve ushqimore dhe te transportit në vend janë rritur dkshëm dhe ndjeshëm për popullin shqipta. Lidhur me këtë ish kryeministri Berisha ka ngritur shqetësimin me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se bordet e vendosura nga qeveria janë si mburoje te vetes dhe okigarkeve.

Ai thotë se më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe shërbime.

Sipas kryeministrit, qeveria ne vend të indeksojë dhe kompensojë rritjen e çmimeve ka vendosur bordet, apo siç i quan ai “shushunja”.

“Rritje alarmante e çmimeve te ushqimeve dhe transportit. Ne prill çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve baze u rriten nga 10 -22 perqind ne Shqipëri!

Bordet apo shushunjet e qeverise kontribuojnë me veprimtarinë e tyre ne rritjen e çmimeve dhe perligjien e saj.

Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe sherbime.

Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke per rritjen e çmimeve ka vendosur bordet si mburoje te vetes dhe okigarkeve, te cilat te blera nga oligarket vetem perligjin rritjen e papermbajtur te çmimeve”, shkruan Berisha.

You may also like