Durim Berisha është i shqetësuar me situatën që po kalon sporti i Kosovës.
Berisha ka shkruar në profilin e tij në facebook, se sporti është sfera në të cilën po lulëzon krimi i organizuar.
Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, i cili ka qenë pjesë si ish-sportist, asamblist në Komitetin Olimpik të Kosovës, delegat i Federatës së Taekwondos, ku ishte sekretar dhe sot mban titullin doktor shkence.
“Sporti është sfera në të cilën lulëzon krimi i organizuar. I lënë tërësisht jashtë vëmendjes së organeve të drejtësisë, aty bashkohen “të fortit” e të gjitha partive politike, prandaj nuk ja prishin pazarin fort njeri-tjetrit.
Në vitin 2016 me Gazmend Preniqi dhe Maxhun Sh Berisha kemi pasur oferta te ndryshme vetëm që të qëndrojmë neutral. Njeherë na kërcënuan e kur e panë që nuk i japim 5 pare për ta, filluan ofertat financiare, ofertat për pozita t’ndryshme… mirëpo asnjëherë nuk hoqëm dorë nga parimet për një përfitim personal.
Do të mjaftonte një hetim minimal dhe shumë krerë të shoqatave të sportit do të përfundonin në burg se bashku me ish-ministrat e sportit dhe stafin e tyre.
Në sport vjedhët ashiqare, sepse shumica e udhëheqësve të shoqatave të sportit nuk dinë asnjë e-mail me e hap e nuk dinë as me e fshehë kriminalitetin, mirëpo në mungesë të kontrollit ata bëjnë çka të duan.
Mos ju besoni këtyre që qyrraven kinse nuk ka pare në sport. Çdo vit janë ndarë miliona. E kryesisht për këta që qyrraven e vajtojnë se kinse shteti nuk i ka mbështetur”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.