Berisha: Largimi i Edi Ramës është emergjencë, ka rikthyer monizmin

by admin
Spread the love

Gjatë bashkëbisedimit në sheshin “Demokracia” në “Qyteti Studenti” në Tiranë, për 24-vjetorin e e vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari,kreu i PD Sali Berisha,thotë se aktualisht vendi është rikthyer në monizëm.

Duke vlerësuar kontributin e Hajdarit, Berisha tha se është urgjente largimi i kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si armikun e votës së lirë.

“Në këtë takim simbolik , me shumë të drejtë mund ta quanim dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik. Në fakt është më shumë se rrezik. Ne sot jemi në kushtet e një pushteti , ku kemi rikthimin e monizmit absolut në Shqipëri . Dallimi më themelor i monizmit absolut dhe një demokracie është se i pari nuk voton , i dyti voton. I pari nuk përfaqëson i dyti përfaqëson. Kjo që ka ndodh në Shqipëri është rikthim i monizmit të plotë me të gjitha forma të tjera persekutimi, jo me kampe. Rama sot tregonte me mburrje persekutimin e një mësueseje, se si i kishin kontrolluar asaj Facebook. Në vitin 90 ka qenë një poet që quhej Lazer Stani, e hoqën sepse u fejua me Luljeta Lleshanakut mbesa e Abaz Kupit. Sa u diktua që u fejua e hoqën Lazin nga ‘zëri i Rinisë’. A nuk bëri të njëjtën gjë ky me mësuesen pse ajo foli për qeverinë. Shembuj të tillë janë të pafund,. Edmond Budina tha është shtet mafie, kjo është e vërtetë. Ky shtet sot shumë më problematik se ai në ’90. Ai në ’90 ishte diktatorial kishte mbushur Shqipërinë me burgje, por në fund e pa se populli mund t’i rezervonte fatin e Causheskut. Sot Rama ka të gjitha pushtetet , ka mafien krimin dhe kjo do të thotë guxim…Situata sot është e komplikuar Zgjidhje i japin ata që besojnë tek liritë e individit, tek familja, kombi…”, tha Berisha, duke shtuar: Kjo është narkorritje. INSTAT thotë; punësimi u rrit me 0.4%. Male me narko-eurosh. Kjo është e vërteta, ndaj duhet t’i drejtohemi vlerave tona. Por nuk ka. Vlera konservatore të pambrojtura me ligj. Funksionimi i ligjit dhe i shtetit ligjor është kusht për konservimin e vlerave konservatore. Ndaj për ne, detyra më imediate është largimi i Edi Ramës. Ai është armik. Do vuajmë prej tij për sa kohë që nuk kuptohet se ai është armik i egër i lirive tona. Ai dhunon votën, ligjet”,-tha Berisha.

You may also like