Berisha flet nga Shkodra: Ne jemi në revolucion paqësor demokratik me një synim më kryesor

by admin
Spread the love

Lideri historik i PD, Sali Berisha, së bashku me kandidatin Bardh Spahia të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, kanë nisur një bashkëbisedim me gazetarët në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 Marsit. Në fjalën e tij para mediave, Berisha tha:

Dua të falënderoj me mirënjohje qytetarët e Shkodrës për qëndrimin e tyre në mbështetje të demokracisë këto 30 vite. Ne jemi në një fushatë elektorale. Në të vërtetë në thelb ne jemi në një revolucion paqësor demokratik me të cilin kemi një synim më kryesor, rikthimin e opozitës së vërtetë shqiptare, rivendosjen e pluralizmit politik të vërtetë dhe natyrisht, natyrisht sjelljen në pushtet të PD dhe opozitës shqiptare“.

Në këtë përpjekje që nisi nga fillimi i tetorit dhe pati impakt të gjerë pozitiv në shoqërinë shqiptare, ndodhi që të ketë të dekretohen me të drejtë, gjashtë bashki të vendit por që kanë një elektoral prej 710 mijë votuesish në lista, në të cilat duhej të zgjidhej qytetari i tyre i parë.

Ne aplikuam primaret, sepse në revolucionin tonë demokratik paqësor ne besojmë se është vendimtare, rikthimi i lirisë dhe vlerave të saj në shoqërinë shqiptare.

Liria si e tillë, pa votën e lirë nuk ekziston.

Nuk ekziston, ndaj dhe ne filluam me rikthimin e votës së lirë në partinë tonë, si kush i të gjitha kushteve që kjo të jetë një opozitë e vërtetë dhe do të vazhdojmë përpjekjen tonë, me bindjen shumë të prerë që me narkoshtetin që është në fuqi, votë të lirë për shqiptarët nuk mund të ketë.

Ndaj dhe është imperative rrëzimi i kësaj qeverie në kohërat e shpejta, që vijnë në mënyrë që shqiptarët të mund të votojnë të lirë me dinjitet siç votojnë shqiptarët në Kosovë, siç votojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Pra, ne duhet të rikthejmë – nuk po them standardin gjerman apo të Zvicrës, por mora shembull këto vende rreth nesh ku ka shqiptarë.”

You may also like