Berisha e tha troç se synon të kthehet në krye të PD-së, Aleksandër Çipa paralajmëron zhvillimet e reja brenda selisë blu

by admin
Spread the love

Gazetari Aleksandër Çipa komentoi sot përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një lidhje me Skype për edicionin e lajmeve të MCN, Çipa komentoi edhe deklaratën e Berishës për një rikthim të tij në krye të PD-së. Çipa deklaroi se kjo lëvizje tregon sipas tij një betejë të Berishës për të kryer një akt të fundit të përfaqësimit të tij në politikë.

Teksa foli për përballjen Basha-Berisha, Çipa tha se përballja mes tyre është një përballje që ende se ka kryer kapitullin e fundit atë që ai e konsideroj mbledhjen e kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit.

“Mendoj se kjo është një betejë që synon nga Berisha për të kryer një akt të fundit të përfaqësimit politik asaj që e konsideroj kontribut në politik bërje. Nga ana tjetër ai ehste konsideruar si një person që është analizuar në këto 8 vite se ka mundur të mos e lërë influencën e tij politike mbi partinë që e formuloi vetë edhe kur nuk ishte në krye. I zgjedhuri i tij Basha rezulton një person zhgënjyes, ai haptazi e ka cilësuar atë si një person të pabesë në politikë. Përballja mes tyre është një përballje që ende se ka kryer kapitullin e fundit atë që unë e konsideroj mbledhjen e kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit.”, u shpreh Çipa.

Intervista:

Pyetja: Por pavarësisht dëshirës, z. Berisha duhet të përballet me ligjin e brendshëm të PD. Pra duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar, ku mesa duket kërkesë do jetë edhe ndryshimi i statutit për ti hapur mundësi garës. Mendoni se z. Basha do e lejojë këtë dhe a jemi ne një rrugë pa kthim të Berishës dhe Bashës dhe deri ku mendoni se do shkojë përplasja e tyre?

Çipa: Po sipas gjasave Basha ka zgjedhur të bëj qëndrestarin brenda partisë. Në pikëpamjen legjitime ai përfaqëson grupin kryesor të partisë demokratike. Kjo nuk do të thotë se ende e ka zhvfleftësuar legjitimitetin satutor. Mbledhja e kuvendit kombëtar do të nevojitet firma e Bashës për mbledhjen e kuvendit dhe mendoj se këto janë ngërçe që deri në çastin e fundit mbeten të shihet nëse do tejkalohen dhe nëse jo. Mundësia e franskionimit të PD apo krijimi i franksioneve. Një kërkesë që ka ardhur nga Berisha dhe në foltore, mirëpo në këto foltore të Berishës ne hasim në ligjërimin e tij që bien non sens me historinë e partisë që ai krijoi. Dhe ju e mbani mend nëse sot do e marrim të mirëqenë tezën e Berishës kjo bie ndesh me historinë kur ai e kryesonte këtë parti. Pse në një kohë tjetër ai si pranonte dhe tani po. Në kohë të ndryshme janë interesa të ndryshme. Por pretendimi i Berishës për reformim në PD, për demokracinë duket sikur janë thjeshtë gjuhë e propagandës. Një tjetër nga pengesat më të mëdha ka të bëjë me atë që unë dua ta quaj ndeshje me dialektikën si kod kalim. Berisha tashmë është në një pension politik. Tri dekada në politikë janë mjaftueshëm për të mbyllur ciklin, dhe Berisha jo vetëm që se mbyll por rikthehet duke dashur të hapë një kapitull të ri.

You may also like