Berisha apo Alibeaj? Ja kë njeh Grida Duma si kryetar të PD-së

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në emisionin “Radari Informativ”, ka folur rreth situatës së brendshme të PD-së, e cila vijon të jetë e ndarë më dysh, me grupin që mbështet Sali Berishën dhe atë që mbështet Enkelejd Alibeaj.

E pyetur se cilin nga të dy njeh si kryetar partie, Duma tha se Enkelejd Alibeaj është kryetari i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike.

Duma pohoi se situate e brendshme në PD është njësoj me situatën në sesionin e kaluar.

Megjithatë ajo pohon se kolegët e saj janë më të matur dhe më të hapur për të kryer diskutime të përbashkëta, pavarësisht grupimeve të ndryshme.

Ajo thotë se ka një dialog më të mirë mes deputetëve demokratë.

You may also like