Beqiri: Kemi kërkuar disa herë që të ndryshojë Ligji për festa (VIDEO)

by admin
Spread the love

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Zana Beqiri, drejtoresha Ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ka thënë që DHTIK-ja po kërkon që festat zyrtare të mos zëvendësohen me ditë punë në rastet kur ato bien gjatë ditëve të vikendit, por ditë pushimi të jetë vetëm dita e cila është ditë pushimi.

Beqiri në një intervistë në Edicionin Special në Shqip, ka thënë që bizneset ngadalësohen me të gjithë këto ditë pushimi.

“Dita e Kushtetutës, Dita e Evropës, janë disa festa të cilat mund të shënohen zyrtarisht, ose edhe qeveria punëtorëve publik mund t’i jep ditë pushimi, por nuk ka pse Qeveria ta kufizojë edhe sektorin privat. Kur është fjala tek festat fetare, le të zgjedhin personat që duan ta marrin ditën e pushimit, por nuk ka nevojë që e gjithë Kosova të festojë të njëjtat festa. Në këtë mënyrë,  mund të zvogëlohet numri i ditëve të cilat ne i kemi 14. Shumica e vendeve të BE-së janë 7-8, eventualisht deri në 10 ditë”.

“Nuk ka nevojë të bartet festa dhe janë disa festa që janë të rëndësishme zyrtarisht, por nuk do të thotë që të merren ditë pushimi. 1 maji, shënohet çdokund në botë por nuk ka nevojë të pushohet, të tilla si Dita e Evropës dhe e Kushtetutës”, ka thënë tutje ajo.

“Pothuajse se gjysma e muajit prill është ditë pushimi dhe atëherë kur pritet që biznesi të shënojë rezultate, si do t’i arrijë më këtë numër kaq të madh të ditëve të pushimit”, tha Beqiri.

 

 

 

You may also like