Beqa thotë se nuk kanë bërë koalicion me AAK-në në Gjakovë

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike të
Kosovës, ka demantuar lajmin e disa medieve të cilat kanë raportuar se PDK-ja
ka arritur marrëveshje me AAK-në, në komunën e Gjakovës.

Beqaj shkruan se dega e PDKsë në
Gjakovë, kyqjen në balotazh do ta bëjë vetëm pas konsultimit me strukturat.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Sot në disa portale, përfshirë
gazetën Epoka e Re, ka qarkulluar një lajm se PDK ka bë marrëveshje me AAK -në
lidhur me mbështetjen për garën e 14 Nëntorit për balotazh.

Ju njoftoj që PDK nuk ka pasë asnjë
takim zyrtar me asnjë nga pretendentet dhe partitë që janë në garë në balotazh
në Gjakovë dhe se kjo është një dezinformatë që lansohet nga kampet të cilat
PDK-në e shohin si forcë kredibile politike për t’ua fituar garën e balotazhit.

Dega e PDK-së në Gjakovë njofton
strukturat dhe simpatizantet e saj, se kyqjen në garën e balotazhit do ta bëj
vetëm pas konsultimit me strukturat e saj dhe pas marrjes së pëlqimit edhe nga
mbështetësit stoik të saj, andaj kushdo që llogarit në PDK para kësaj periudhe
të konsultimeve, marrëveshja eventuale me ne do të mbetet vetëm në nivelin e
dëshirave të tyre.

Hajdar Beqa

Kryetar i degës së PDK – Gjakovë

You may also like