Benzema golashënuesi i dytë më i mirë i Realit, mbreti i golave është Ronaldo

by admin
Spread the love

Nuk ka asnjë dyshim: ky është viti i Karim Benzema, që me paraqitjet dhe golat e tij po udhëheq Realin e Madridit drejt objektivave të rëndësishëm.

Me golin e shënuar kundër Levantes mbrëmjen e djeshme sulmuesi francez ka barazuar legjendën Raul në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve më të mirë të historisë së klubit spanjoll.

Benzema ka shënuar 323 gola me Realin e Madridit dhe para tij qëndron vetëm Cristiano Ronaldo, i shkëputur në majë në kuotën e 450 golave. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like