Benzema frikëson Ancelottin, sulmuesi probleme me kaviljen

by admin
Spread the love

Më datë 15 mars, Real Madrid pret në Santiago Bernabeu Liverpoolin në kuadër të Champions League.

Madrilenët triumfuan në ndeshjen e fazës së parë të 1/8-tave me rezultatin 2-5 duke hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinaleve.

Megjithatë, në kampin e Los Blancos janë të shqetësuar në lidhje me Karim Benzema. Sulmuesi francez ndjen shqetësime në kavilje dhe mungoi në stërvitjen e fundit, ashtu siç pritet të mungojë edhe në atë pasardhësen.

Ky sezon ka rezultuar paksa me ulje e ngritje për Benzema sa i takon aspektit fizik duke qenë se ka munguar në total në 13 ndeshje të Realit, duke lënë mënjanë edhe faktin se prej dëmtimit mungoi në Botëror me Francën.

Gjithsesi, te Reali shpresojnë që ta kenë të gatshëm Benzema për sfidën me The Reds, ndërsa nuk ka shpresë për takimin e fundjavës në kampionat ndaj Espanyol.


Top Channel

You may also like