Bellingham i prish festën Union Berlinit, Galatasaray shmang në fund turpërimin nga Copenhageni

by admin
Spread the love

Një gol i shënuar nga i zakonshmi Jude Bellingham “in extremis”, shmangu një rezultat surprizë në “Santiago Bernabeu”, ku debutoi në Champions League Union Berlini.

Skuadra gjermane iu afrua shumë një barazimi historik, me portierin Ronow, që kreu disa pritje spektakolare duke u mohuar golin emrave të tillë si Rodrygo, Joselu e Modric, po në fund u dorëzua para Bellinghamit, që edhe në këtë sfidë rezultoi çelësi i suksesit për “Los Blancos”.

I shkon shumë afër një fitoreje të madhe në transfertën e Stambollit Copenhageni, që deri në minutën 86-të ishte në epërsi të dyfishtë ndaj Galatasary-t, por skuadra daneze, në inferioritet numerik pësoi dy gola të shpejtë, madje rrezikoi në minutat shtesë humbjen.


Top Channel

You may also like