“Bellingam kthehet te goli”, Karlo Ançeloti në prag sfide me Majorkën: Lojtarët janë “top”

by admin
Spread the love

Një mendje nga La Liga dhe një tjetër nga Champions-i, është kjo gjendja e Realit të Madridit përpara transfertës në Majorka, që lojtarët dhe trajneri Ançeloti e kanë etiketuar si një finale për sa i përket ambicieve të titullit. Jo më kot Ançeloti nuk ka ndër mend të kursejë yjet e tij.

Të paktën kështu duket nga grumbullimi, ku italiani ka vendosur të udhëtojë me të gjithë kontingjentin për në ishull. Epërsia prej tetë pikësh duket një avantazh i qartë për një ekip që ka humbur vetëm një ndeshje këtë Ligë dhe dy gjithsej në këtë sezon. Por Ançeloti nuk dëshiron të ketë asnjë rrëshqitje në këtë fazë të sezonit.

NDESHJA – “Do të jetë e vështirë, konkurruese, e luftuar, kundër një rivali me një forcë të jashtëzakonshme kolektive. Do të jetë intensive. Por ne kemi objektivat tanë për të përmbushur”. Mungesat – “E gjithë skuadra do të jetë në dispozicion dhe prioriteti është Majorka, jo Mançesteri. Ne ruajmë besimin dhe aktualja është jetike. Rodrigo nuk është stërvitur, por është mirë. E përsëris i kam të gjithë në dispozicion, përfshirë dhe Militaon”.

RËNIA E BELLINGAMIT – “Seria e golave të tij është ngadalësuar, por ishte një surprizë që po shënonte aq shumë. Ai po bën punën e tij, e cila ndoshta nuk bie shumë në sy, por nga këndvështrimi futbollistik është shumë i mirë, nuk i mungon asgjë, vetëm golat, te të cilët më herët ose më vonë do të kthehet”. LUMTURIA – “Unë jam i lumtur te Reali i Madridit. Sepse ky qytet ka një klimë të shkëlqyer, ka njerëz të veçantë dhe mbi të gjitha ka një ekip si Reali”.

MBAPE-HALAND-BELLINGAM – “Mos më bëni të qesh me rënien e tyre! Çdo lojtar sado i mirë qoftë mund të jetë një apo dy ndeshje në nivelin jo më të mirë. Por kujdes, sepse përpara ka plot ndeshje të rëndësishme. Ndaj ju them bëni kujdes me këta të tre”.

RIKTHIMI I MILITAOS – “Nuk e kam vendosur nëse do të luajë apo jo. Por është një alternativë që e kemi në mendje, sigurisht, por nëse e shoh mirë një lojtar, nuk mendoj për minutat që ka shpenzuar apo kohën që qëndron jashtë”.

GJENDJA FIZIKE E EKIPIT – “Ndjesitë fizike janë shumë të mira dhe, megjithëse në pjesën e dytë kundër Sitit zbritëm pak poshtë në mbrojtje, kjo ndodhi sepse ishim në avantazh 2-1 dhe u përpoqëm ta menaxhonim, asgjë më shumë, por fizikisht të gjithë janë mirë”

PANORAMASPORT.AL

You may also like