Bellingam i pandalshëm te madrilenët, lë pas dhe Kristiano Ronaldon

by admin
Spread the love

Me të djathtën, me kokë, me të majtën, nga brenda zonës, nga jashtë zonës, asnjë nga këto nuk ka rëndësi për Bellingamin, që vazhdon të shënojë në mënyrë të pandalshme për Madridin. Kundër Kadizit ku u rikthye pas dëmtimit të shpatullës së majtë, anglezi luajti me një mbrojtëse, por që nuk e pengoi të gjente golin e radhës në La Liga. 

Ai shënoi golin e 0-3 të Realit dhe golin numër 14 që kur u bë lojtar i “los blancos”. Kjo shifër mjafton për të barazuar sezonin e tij më të mirë me Dortmundin, ku anglezi shënoi 14 gola dhe shtatë asistime në 42 ndeshjet që luajti gjatë sezonit. Në sezonin e tij të parë me Madridin ai tashmë ka shënuar të njëjtën numër golash dhe ka dhënë tre asistime, të gjitha në 15 ndeshje.

Por nuk mjafton me kaq, sepse anglezi ka lënë pas tij as më shumë e as më pak por Kristiano Ronaldon, teksa ka shënuar më shumë se portugezi në 15 takimet e tij të para me fanellën e bardhë. Në këtë mënyrë, numri 5 i Realit vazhdon të konfirmojë se arsyeja e suksesit të tij nuk është më rastësi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like