Bellai: Sot e meritonim humbjen, çdo ndeshje po penalizohemi nga gjykimi

by admin
Spread the love

Trajneri i Bylisit, Arian Bellai ka folur për Oversport pas humbjes 3-0 përballë Kastriotit.

“Një tjetër Bylis? Çdo javë punojmë më shumë nga ana psikologjike. Kemi bërë mirë, por nuk e di sa ka ndikuar kjo situatë që është krijuar rreth nesh këto javët e fundit. po punojmë shumë për psikologjinë e lojtarëve, sepse duket sikur e dimë se çdo na presin ë çdo ndeshje.

Sot u deshën 7 minuta për të vendosur episodin e penalltisë. Me aq hollësi sa e panë këtë rast, mund të shikonin edhe një episod në favorin tonë. Kur shikon kaq hollësi për një skuadër, duhet të shohësh edhe rastet e skuadrës tjetër. Nuk ankohemi kot, ankohemi sepse po na penalizojnë. Sot e meritonim humbjen sepse nuk luajtëm. Nuk më pëlqeu as nxemja e skuadrës, jo më loja.

Mediton një largim nga skuadra? Nuk e mendoj, kemi futbollistë të shkëlqyer. Humbëm një ndeshje, e kam unë fajin i pari, sepse unë e bëj përzgjedhjen e lojtarëve”, ka thënë Bellai. / Oversport.tv

You may also like