Bellai: Luajmë mirë, por mungojnë rezultatet! Do flas me presidentin për pozicionim tim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Bylisit, Arian Bellai ka folur për Oversport pas ndeshjes ndaj Laçit.

“Një tjetër rezultat negativ? Më vjen keq se ne kemi luajtur mirë, por nuk po gjejmë rezultatin. Gjithmonë po ndëshkohemi në momentin më të mirë. Nuk po arrijmë të shënojmë dhe gjithmonë po pësojmë. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në të dytën luajtëm me një portë ndaj Laçit. Kishim rastet tona, por nuk arritëm që të finalizonim si duhej.

Është një moment jo i mirë, përsa i përket rezultateve. Do të flas me presidentin dhe do të shohim për pozicionin tim, megjithëse mendoj se kemi bërë punë, por rezultatet na penalizojmë.

Nëse kërkohet të ecet larg, duhen disa përforcime në janar. Mendoj se këtyre lojtarëve u mungon besimi në aftësitë e tyre, mendojnë gjithmonë se mund të bëjnë një gabim”, ka thënë Bellai. / Oversport.tv

You may also like