Bellai: Fitorja na jep oksigjen! Duhet të mbledhim pikë nga java në javë

by admin
Spread the love

Trajneri i Bylisit, Arian Bellai ka folur për Oversport pas fitores përballë Egnatias.

“Si fillim duhet t’i bëj ngushëllimet familjes Ruçi për humbjen e njeriut të shtrenjtë, duhet të jenë të fortë se jeta vazhdon. Dhe këtë e tregoi djali i tyre sot që dha shpirtin në fushë që bëri gol dhe ia dedikoi. Kjo është një shembull për t’u marrë në jetë, jo vetëm futboll.

Ishte një fitore e merituar, por kemi bërë shumë gabime, edhe pse ndryshuam lojën tonë. Menduam të mbrojmë mbrapa dhe të bënim kundërsulme. Nuk jam shumë i kënaqur se kemi bërë gabime mbrapa e para. Se falim çdo ndeshje gol, kemi shpërdoruar katër raste për gol. E mira është që fituam, na dha oksigjen, frymëmarrje dhe na jep besim te ajo që bëjmë.

Është e rëndësishme për psikologjinë. Kampionati filloi prapë dhe duhet të tregojmë që jemi të aftë të jemi në këtë kategori. Duhet që të mbledhim çdo javë pikë apo pikët, ky është ai që kemi si synim, ka thënë Bellai. / Oversport.tv

You may also like