Belind Këlliçi i përgjigjet Gazment Bardhit: I kanë vjedhur një nuskë, të paktën s’më ka humbur qeni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti Belind Këlliçi, i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhit, i cili është shprehur se ish-kryetarit të Forumit Rinor të PD, i kanë marrë nga zyra një nuskë dhe jo laptop siç pretendon ai.

Këlliçi tha se kjo deklaratë e Bardhit, është për të banalizuar një ngjarje që ai ka denoncuar, por deputeti nuk e lë me kaq përgjigjen.

Kjo është për të banalizuar një ngjarje që unë e kam denoncuar. Edhe nëse më ka humbur ndonjë nuskë, të paktën qeni s’më ka humbur, nuk kam paditur njeri që më ka vjedhur qenin. T’i lëmë banalitetet. Duan ta fusin diskutimin në banalitet”, shtoi Këlliçi.

Gjithashtu, Këlliçi denoncoi më herët para medieve se zyra e tij është bastisur më 13 dhjetor, ndërsa akuzoi se i janë vjedhur sende personale si një laptop, hard-disku dhe USB.

You may also like