Belica: Vllaznia e fortë në tërësi! Edhe 1-0 nuk do ishte keq për Partizanin

by admin
Spread the love

Partizani është gati për duelin kundër Vllaznisë, ndërkohë që para ndeshjes ka dalë në konferencë edhe mbrojtësi Egzon Belica. Fillimisht ai para gazetarëve u shpreh:

“Ne si ekip dhe stafi ka studiuar Vllazninë në tërësi, jo vetëm repartet. Nuk është rritur presioni. Kemi bërë edhe ndeshje të thera me ta, edhe pse nuk kemi fituar. Ndeshjet janë ndryshe. Do mundohemi të bëjmë më të mirën, edhe pse janë dy ndeshje.

“Ndeshja me Kastriotin është nga ato që duhen për të nxjerrë mësime. Kemi marrë ngarkesë më të madhe. Kemi pasur kohën e duhur që të stërvitemi më shumë dhe të analizojmë kundërshtarin e radhës”.

“Edhe 1-0 për ne nuk do të ishte keq nesër. Tani Kupa është ndryshe. E rëndësishme është të mos pësosh, por më e rëndësishme është të shënosh. Gjithsesi ka dy ndeshje. E mira është të fitojmë, pa pasur parasysh rezultatin”.

“Vllaznia armën e saj më të fortë ka ekipin, grupin. Bëjnë një lojë atraktive, të lënë të luash futboll. Duhet të kemi Vllazninë në tërësi, jo ndonjë lojtar të veçantë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë, por edhe ne kemi lojtarë të mirë. Besoj se do të jetë një ndeshje e mirë dhe e luftuar nesër”. / oversport.tv

You may also like