BELGJIKE – Denoncohen më shumë se 100 raste të trafikimit të qenieve njerëzore

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 3 gusht /ATSH- DPA/ – Gjithsej 174 persona u identifikuan si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore në një kantier ndërtimi në Kallo, në qytetin port belg të Antwerpen.

”Shtatëmbëdhjetë persona nga Bangladeshi, 52 nga Filipinet dhe 105 nga Turqia janë paraqitur deri më tani”, tha në një deklaratë të mërkurën zyra e prokurorit belge.

“Këto shifra mund të ndryshojnë gjatë hetimit dhe mund të ketë edhe punëtorë të kombësive të tjera”, shtohet në deklaratë.

Viktimat e supozuara të trafikimit të qenieve njerëzore thuhet se po punonin në kantierin e ndërtimit të kompanisë kimike austriake Borealis në zonën e portit të Antwerp.

”Borealis javën e kaluar pezulloi punën në kantierin e ndërtimit për tre ditë dhe njoftoi pezullimin e kontratës me nënkontraktorin përgjegjës për punësimin e punëtorëve”, thuhet në një deklaratë. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBRUKSEL – Belgjika ngrin asetet ruse me vlerë 50.5 miliardë dollarë

You may also like