BELGJIKË – 1 300 traktorë ”pushtojnë” Brukselin

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 1 shkurt /ATSH-ANSA/ – Numri i traktorëve në rrugët e Brukselit shkon në rreth 1300, bëri të ditur policia e Brukselit duke përditësuar numërimin, kur rreth një mijë traktorë kishin nisur rrethimin në ‘’lagjen evropiane’’.

Traktorë të tjerë raportohet se marshojnë në unazën e kryeqytetit belg, gati për t’iu bashkuar protestës. Ndërkohë në veri të vendit vijon bllokada në portin e Zeebrugge, e nisur mbrëmjen e së martës.

Policia ende nuk mund të parashikojë kohëzgjatjen e aksionit.

“Do të varet nga diskutimet në samitin europian në Bruksel dhe në konferencën për të ardhmen e bujqësisë në Gent”, raportojnë të njëjtat forca policore.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDuka: Paolo Rossi figurë e pavdekshme, kontribues i madh i futbollit italian


You may also like