Belgjika mbetet pa trajner, Martinez: Nuk mund të vazhdoj më

by admin
Spread the love

Roberto Martinez ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë të jetë më në drejtimin e kombëtares së Belgjikës, pas eliminimit surprizë të djajve të kuq nga Kupa e Botës, Katar 2022.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit si trajner i kombëtares. Kjo është një situatë emocionale. Nuk mund të vazhdoj. I thashë lamtumirë lojtarëve dhe stafit. Unë do të ndaloja gjithsesi. Çfarëdo që të ndodhte, edhe sikur të ishim bërë kampionë bote.

E mora këtë vendim pak para Kupës së Botës. Unë gjithmonë punoj në projekte afatgjata. Që nga viti 2018 kam pasur disa shanse të largohem dhe të punoj në nivel klubi, por kam qenë besnik dhe kam dashur ta përfundoj punën këtu”, tha Martinez. /Oversport.tv

You may also like