Belgjika kërkon trajner, dy emra të njohur janë kandidatët me më shumë shanse

by admin
Spread the love

Federata belge e futbollit ka nisur të kërkojë trajnerin që do të zërë vendin e lënë bosh në krye të kombëtares pas largimit të Roberto Martinez, që u largua pas eliminimit të “djajve të kuq” nga Botërori i Katarit.

Federata ka publikuar në faqen e saj profilin e trajnerit ideal, që duhet të marrë drejtimin e Belgjikës. Në njoftim shkruhet se trajneri i ri duhet të jetë “një fitues serial me eksperiencë në menaxhimin e lojtarëve të nivelit të lartë dhe i zotë që të krijojë një grup ku integrohen të rinjtë e talentuar. Duhet të jetë një ekspert i taktikës”.

Kandidatët do të kenë kohë deri në 10 janar për të dërguar aplikimin e tyre. Sipas shtypit belg, një nga kandidatët e mundshëm është Louis van Gaal, që sapo është larguar nga Holanda, por edhe belgu Vincent Kompany, që drejton aktualisht Burnley në Angli. / Oversport.tv

Foto: onsoranje.nl

You may also like